m

Show background

Çfarë bën MANIACARD?

MANIACARD dizenjon, prodhon dhe shpërndan kartolina publicitare falas për publikun  në më shumë se 250 ekspozitorë të shpërndarë në një gamë të gjerë të pikave më të frekuentuara dhe më të mira (locations) të Shqipersisë duke përfshirë: kafene, bare, restorante, klube nate, diskoteka, qendra tregtare, internet center, kinema, universitete, teatro, galeri arti, qendra biznesi, markete, palestra, qendra estetike, e çdo vend tjetër me interes për publikun.

Pse MANIACARD është e suksesshme?

1. Kartolinat janë gratis per publikun;
2. Ofrojnë një kreativitet dizajni të pafund;
3. Ofron një moment argëtimi në vendet ku targeti ynë kalon kohën e lirë;
4. Zgjidhen nga publiku në mënyrë spontane dhe nuk imponohen;
5. Gjenden në vendet më të frekuentuara;
6. Janë të vogla dhe mund të mbahen kudo;
7. Janë aktivisht të kërkuara nga publiku;
8. Arrijnë targetin që është gjithnjë aktiv, në lëvizje dhe në gjendje për të shpenzuar para;
9. Kush tërheq kartolinat është i interesuar për produktin/shërbimin;
10. Ka një kthim optimal të investimit (feedback);
11. Arrin thjeshtë një target të përbërë nga të rinj e të rritur, që nga mosha 18- 45 vjeç.

Si funksionon një fushatë me kartolina?

MANIACARD ofron prodhimin dhe shpërndarjen e kartolinave publicitare nëpërmjet rrjetit të locations të MANIACARD-it duke u bazuar në media plane të posaçme per klientin rast pas rasti.
Kohëzgjatja minimale e fushates është 2 javë, gjatë së cilës kartolinat tuaja publicitare shpërndahen dhe kurrë nuk mungojnë në rrjetin tonë.

Cili është misioni i MANIACARD?

Misioni yne është shpërndarja e kartolinave publicitare me impakt të lartë në vendet më në modë dhe më të frekuentuara të Shqipërisë, duke garantuar një kosto të përshtatshme dhe fleksibël për një komunikim krejtësisht të ri mbi produktet, sherbimet, brand-et, eventet sociale, artistike apo sportive.

A ofrohet një raportim në fund të çdo fushate? 

I japim klientit tonë një raport final dhe të detajuar monitorimi mbi:

  • çdo location ku kartolinat janë ekspozuar
  • sasia e ekspozuar e kartolinave në çdo pikë
  • kohëzgjatja e shpërndarjes
  • numri i kartolinave të tërhequara

 

Për çdo informacion të mëtejshëm, pyetje, sugjerime apo komente mos hezitoni të na kontaktoni në info@maniacard.com ose ne Tel. +355 69 20 33 212
As students begin to company right here share more media projects with the world, it is imperative they follow certain guidelines.

Close